Etrit Berisha ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmeve se Kroacia mund ta ekstradojë Ismail Morinën në Serbi.
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka reaguar pas njoftimeve se Kroacia mund ta ekstradojë Ismail Morinën në Serbi.
Ish anëtari i Lazios ka postuar një fotografi të “Ballisitit” në Facebook ku ka shkruar: “e kem për detyrë që mos të lëmë të vuash prapë”
Ismail “Ballist” Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më nëntor të vitit 2015, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji. /Gazeta Express/