Sport

Berisha: E doja me çdo kusht qëndrimin në Atalanta

Etrit Berisha, portieri prishtinas, është i lumtur që do të jetë pjesë e projektit të Atalantës
Etrit Berisha nuk e fsheh kënaqësinë që Atalanta e bleu përfundimisht nga Lazio. Portieri i Kombëtares e pranon se ka dëshiruar që të vazhdoj aventurën me Atalantën.

“Është diçka ndryshe të dish që nuk je duke luajtur në formë huazimi. Ndihem më i qetë dhe e gjithë vëmendja ime është te përgatitjet e skuadrës. Sezonin e kaluar sa më shumë kalonte koha aq më tepër shpresoja që Atalanta të më blinte kartonin nga Lazio”, ka deklaruar ai.

“Doja me çdo mënyrë të isha pjesë e këtij projekti pasi bëmë një sezon fantastik duke e mbyllur kampionatin në vendin e 4-të dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë. Në fund të sezonit të kaluar, bisedova me drejtuesit dhe e prisja diçka të tillë”, shtoi Berisha.

“Ndodhesha në shtëpinë time në Prishtinë kur mësova për zyrtarizmin e marrëveshjes. Jam i lumtur sepse dëshira ka qenë të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre”, ka përfunduar ish portieri i Kalmarit dhe 2 korrikut të Prishtinës. /Express/