Aktuale

Beqiri: LDK unike sa i përket Demarkacionit

Sekretari i LDK-së Ismet Beqiri tha LDK është unike sa i përket Demarkacionit. Këtë deklaratë Beqiri e dha pas takimit që deputetët e LDK-së patën me kryeministrin Isa Mustafa, ambasadorin amerikan Greg Delaëie dhe përfaqësuesen e BE-së që zgjati disa orë.

Beqiri tha se agjenda është e përcaktuar dhe se nesër është mocioni një e drejtë kushtetuese kurse sa i përket asaj çka qëndron janë dëshirat e tyre.

“E kam thënë dhe e them se ne si LDK lëre që nuk i pranojmë ato arsye në mocion, por është e qartë se asnjë Qeveri nuk ka punuar në kushte më të renda”, tha Beqiri.

Gjithashtu, ai tha se kryeministri Isa Mustafa dhe Qeveria ka bërë punë të madhe dhe është vlerësuar se Kosova ka rritje ekonomike më të madhe në rajon.

“Ju siguroj që LDK nuk ka votë kundër Qeverisë, sepse kemi lexu që ka bisedime me deputetët. Por kjo është e pavërtetë sepse nga deputetët e LDK-së nuk ka asnjë votë kundër” , tha Beqiri.

Ai tha se LDK nuk u frikësohet zgjedhjeve të mundshme./KosovaPress/

the authorE B