Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka mohuar, nëpërmjet një njoftimi, raportimet në media se ministri Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
“Në lidhje me spekulimit e orëve të fundit në media, sipas të cilave Ministri Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje, e infomojmë opinionin publik dhe mediat se Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij”, thuhet në një njoftim.
“Më anë të kësaj Komunikate përgenjështrojmë shkrimet e publikuara, duke informuar se Ministri Beqaj është duke vazhduar punën e përditshme në realizm të objektivave, politikave dhe planeve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë”, bën të ditur njoftimi.
“Në këtë kuadër Ministri Beqaj dy ditët e fundit ka qëndruar për një vizitë jashtë vendit. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e udhëhequr nga Ministri Beqaj po vazhdon punën me intensitet të shtuar karshi realizimit të planit të punës me synim përkrahjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në shërbim të rritjes e ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës”, përfundon njoftimi.