Sport

Benzema: Po ndjehem si kriminel

Karim Benzema ka folur edhe një herë tjetër për mos thirrjen nga Kombëtarja e Francës

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka më shumë se sa dy vite që nuk ftohet nga Kombëtarja e Francës, për shkak të një akuze për shantazh ndaj Mathieu Valbuenas.

Lojtari është shpallur i pafajshëm nga gjykata, por pavarësisht kësaj, ai ende nuk ftohet nga trajneri Didier Deschamps dhe kjo po e bën atë që të ndjehet si kriminel.

“Ndjehem i vetmuar, si kriminel. Dhe ju mëndni, çfarë kam bërë?”, tha Benzema për Canal +.

Pavarësisht se presidenti i Federatës së Futbollit të Francës thotë se dyert për Benzeman janë të hapura, ai ende nuk e di nëse do të ftohet për Kupën e Botës. /Express/