Karim Benzema ka munguar në tre ndeshjet e fundit të Real Madridit në La Liga për shkak të një dëmtimi muskulor. Francezi ka punuar shumë në javët e fundit dhe tashmë e ka kaluar këtë problem.
Benzema tashmë do të stërvitet me skuadrën e parë të Realit dhe do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes. Pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve do ta ndihmojë francezin që të kthehet në formë dhe të kapë ritmin me pjesën tjetër të skuadrës.