Sport

“Benteke nuk është Messi” (Foto)

Damien Delaney, mbrojtësi i Crystal Palaces, ka thënë se përforcimi i ri Christian Benteke nuk është Lionel Messi

Skuadra e Crystal Palaces ka bërë një goditje të madhe duke transferuar Christian Benteke nga Liverpooli

Sulmuesi belg do të jetë i mirëseardhur për trajnerin, Alan Pardew, skuadra e të cilit ende nuk ka shënuar asnjë gol në Premierligë në dy xhirot e para.

Por, mbrojtësi i Palaces, Damien Delaney nuk mendon se Benteke do të zgjedh problemet e skuadrës, nëse nuk funksionin i tërë ekipi.

“Ai do të sjellë një freski në ekip. Por, ne nuk kemi nënshkruar me Messi – ai është një lojtar i mirë, por ai nuk është një lojtar i cili merr topin dhe bërë gjëra të mëdha”, ka deklaruar Delaney.