Sport

Benatia: Milani më kërkoi, por tani do ta mposhtim

Medhi Benatia ka treguar se ishte kërkuar nga Milani gjatë verës.

Mbrojtësi maroken është rikthyer në Serie A, pas dy viteve të kaluara te Bayern Munichu.

Ai gjatë verës është transferuar te Juventusi, ndonëse kishte pasur oferta edhe nga Milani.

Pikërisht Rossonerët janë skuadra kundërshtare e Zonjës së Vjetër këtë fundjavë dhe Benatia beson që Juve do të dalë me tri pikë nga San Siro, transmeton KosovaPress.

“U ktheva në Itali, pasi që më mungonte çdo gjë nga ky vend, duke filluar nga kafeja italiane e deri te atmosfera”.

“Montella ishte i pari që më kontaktoi, por ai duhej të priste konfirmimin e blerësve kinezë, ndërsa unë nuk kisha kohë dhe vendosa që të vija te Juventusi”.

“Rezultati përfundimtar Milan – Juventus? Do të përfundojë 0:2”, ka deklaruar Benatia për Gazzetta dello Sport.

Benatia më herët ka luajtur edhe tek Udinese dhe Roma në Serie A.