Sport

Bellerin vazhdon kontratën me Arsenalin

Hector Bellerin ka arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin me klubin anglez.

Refuzoi Barcelonën për të qëndruar te Arsenali. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka dashur të dëgjojë për ofertat e asnjë klubi, përfshirë këtu edhe gjigantëve spanjoll, pasi që ka dashur vetëm klubin londinez.

Në një njoftim në faqen zyrtare të ‘Topçinjve’ në Facebook, vetë Bellerin ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën e re, por nuk ka cekur se deri në cilin vit do të jetë pjesë e ekipit Londinez, transmeton KosovaPress.

Bellerin i është bashkuar Arsenalit në vitin 2011 nga Barcelona dhe në dy sezonet e fundit ka qenë i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë të ekipit të Arsene Wenger.

Reprezentuesi spanjoll është një prej lojtarëve më të shpejtë në Premier Ligë.