Gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe mjaft provokuese.
Përveç protagonizmit në media këngëtaren Enca Haxhiu dhe Lori Hoxha i bashkon dhe diçka tjetër. Ato janë lindur në të njëjtën ditë.
Kujtojmë se ditëlindjet e tyre kanë bërë të gjithë të flasin. Lori organizoi një festë të florinjtë ku mbizotëronte luksi. Nga ana tjetër Enca ‘shkundi’ Tiranën me festën e saj të zhurmshme.
Fustanet e të dyjave ishin super provokuese duke u bërë një temë më vetë diskutimi.
Enca ka publikuar një foto në Instagramin e saj dhe duket se ka gjetur shpirtin binjak, pikërisht Lorin.
‘Mbase gjeta shpirtin binjak, dy peshore’ -shkruan Enca ne postimin e saj duke treguar një miqësi të pazbuluar deri më tani për dy bukuroshet. /Gazeta Express/























