Sport

Bëhet transferimi i parë në Evropë që pas përhapjes së COVID-19

Bayer Leverkusen është bërë skuadra e parë që ka bërë një transferim, që nga përhapja e COVID-19.

Klubi gjerman ka sjellë në skuadër portierin Lennart Grill, nga Kaiserslautren.

Grill është 21 vjeçar, dhe është shumë i talentuar, me gjermanët që janë të sigurt që ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer.

21 vjeçari tashmë ka nënshkruar me Bayer, dhe do të jetë i gatshëm për paraqitje që nga sezoni i ardhshëm në Bundesligë.

Grill ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë, përveç skuadrës së parë.

Bayer Leverkusen në Bundesligë renditet në vendin e pestë me 47 pikë pas 25 xhirove./Lajmi.net/