Marco Asensio ka treguar se cka i ka thënë Zinedine Zidane, pas golave të tij të jashtëzakonshëm në ndeshjet e fundit
Ylli i Real Madridit, Marco Asensio që prej transferimit në Real Madrid, ka shënuar vetëm supergola, me të majtën e tij magjike.
Pikërisht për këtë, Asensio ka treguar se trajneri Zinedine Zidane i ka thënë që pas Messit, ai ka të majtën më të mirë.
“ Zidane më ka thënë që prej Messit, ai kurrë nuk ka parë një të majtë sikur timen”, tha Asensio për Cope.
“Isha pak i impresionuar, sepse Messi është futbollist i jashtëzakonshëm”. /Express/