Jose Mourinho thotë se portieri i “Bluve të Londrës” pati punë më shumë se ai i “Djajve të Kuq”.
Chelsea ka shkatërruar Manchester Unitedin e Jose Mourinhos, i cili do të mundohet ta harrojë sa më parë këtë rikthim në “Stamford Bridge”.
“Bluve të Londrës” fituan 4:0 ndaj “Djajve të Kuq”, por edhe përkundër rezultatit, trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, thotë se portieri i Chelseat pati më shumë punë se ai i tyre.
“Thibaut Courtois pati më shumë punë se David De Gea, mbrojtësit e tyre patën më shumë punë se të mitë. Ata ishin të rrezikshëm në kundërsulme, e dinim këtë. Thash se nëse do të realizonim në kohën sa ishin 2:0 do të ishte ndryshe, por nuk ndodhi dhe ata shënuan edhe golin e tretë e të katërt”, ka deklaruar Mourinho pas takimit për BBC. /Express/