Sport

Befason Mourinho: Çmimi i Neymarit nuk është i shtrenjtë

Jose Mourinho ka folur për transferimin e Neymarit në PSG, ku insiston se çmimi nuk është i shtrenjtë
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho insiston se 222 milionë euro nuk janë shumë për një lojtar me kualitetet e Neymar.

Ai tha se të njëjtën gjë e kishte thënë edhe kur e transferuan Paul Pogban për 110 milionë euro.

“Kur ne nënshkruam me Pogban, unë thash se çmimi nuk ishte shumë i shtrenjtë”, tha Mourinho gjatë konferencës për media.

“Çmimi është i shtrenjtë kur një lojtar nuk e ka kualitetin sa është çmimi. Nuk mendojë se janë shumë për një lojtar si Neymar”. /Express/