Sport

Befason Juventus, refuzon dy yje të Barcelonës (FOTO)

Juventusi nuk është i interesuar që të transferoj André Gomes dhe Rafinhan.

Gjatë kësaj jave është përfolur se Barcelona i ka ofruar Juventusit Andre Gomesin dhe Rafinhan, plus para, për yllin argjentinas, Paulo Dybala.

Por, e përditshmja sportive italiane, Gazzetta dello Sport, ka zbuluar se Juventusi nuk është i interesuar që të transferoj André Gomes dhe Rafinhan, përcjell Express.

Më herët është përfolur se kampioni i Italisë është interesuar për të dy lojtarët, por planet e klubit nga Serie A tani kanë ndryshuar. /Express/