Sport

Befason ish-ylli i Realit: Messi, shpresoj të pensionohet shpejtë

Alvaro Arbeloa, ish-lojtar i Real Madrid, është bërë opinionist për emisionin e famshëm “El Chiringuito” dhe e ka nisur këtë aventurë të re me një deklaratë befasuese.

“Messi është shumë i mirë, por unë nuk kam arritur kurrë ta shijoj. Madje, shpresoj që të mos ketë mbetur edhe shumë kohë nga tërheqja e tij, po numëroj ditët”, kanë qenë fjalët e ish-mbrojtësit të madrilenëve.

Një deklaratë e fortë, pas së cilës fshihet një histori që ka mbetur e pazgjidhur. Të dy janë përballur në një “Clasico” në 2013-ën.

Edhe atë vit të dy skuadrat janë përballur në Kupën e Mbretit dhe pikërisht në fundin e sfidës së parë, “Pleshti” ka protestuar për lojën e ashpër të mbrojtësit.

“Budalla, çfarë shikon? Të pres në Camp Nou”, kanë qenë fjalët që Messi i ka thënë Arbeloa-s, sipas “Goal”.

Në fund, për gëzimin e ish-lojtarit të kombëtares spanjolle, Real ka fituar 1-3, pavarësisht se Messi ka qenë në fushën e lojës. /FaktePlus