Barcelona vazhdon të jetë skuadra më aktive në ditët e fundit të këtij afati kalimtar
Drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë të ndërtojnë një skuadër të fortë për sezonin e ri, pas largimit të Neymar, i cili për 222 milionë euro kaloi në PSG.
Deri me tani Barcelona ka transferuar Semedon për 30 milionë euro, Paulinhon për 40 milionë euro dhe Ousmane Dembele për 147 milionë euro.
Por, kjo nuk është e gjitha pasi kataluanasit janë në kërkime dhe të dy futbollistëve të rinj.
Zgjedhja e parë është anësori brazilian i Liverpoolit, Philippe Coutinho, por jo i vetmi.
Sipas Mundo Deportivo, kataluanasit janë duke punuar në një shkëmbim lojtarësh me Arsenalin.
Arda Turan po kërkohet nga Arsene Wenger, ndërsa si pjesë të marrëveshjes trajneri Ernesto Valverde ka kërkuar shërbimet e Mesut Ozil.
Gjermani ka kontratë me Arsenalin vetëm deri në vitin 2018, por ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë kontratën. /Express/