Sport

Befasi: Ky do të jetë kapiteni i ri i Brazilit

Trajneri brazilian, Tite ka përzgjedhur mesfushorin e Real Madridit, Casemiro për të qenë kapiten në ndeshjen ndaj Bolivisë në kualifikimet për Kupën e Botës

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro do të jetë për herë të parë kapiten i kombëtares së tij, kur Brazili të enjten do të luaj ndaj Bolivisë.

Casemiro për këtë është shumë krenar dhe i lumtur.

“Është nder i madh të jem kapiten i vendit tim. Vetëm të qenit këtu është krenari e madhe. Nuk kam fjalë ta përshkruaj sa i lumtur jam që do të jem kapiten”, ka thënë Casemiro gjatë konferencës për media.

Që kur Tite mori drejtimin e skuadrës, Casemiro do të jetë kapiteni i 12 i Brazilit, pasi para tij shiritin e mbajtën edhe Miranda, Dani Alves, Thiago Silva, Marcelo, Filipe Luis, Fernandinho, Renato Augusto, Coutinho, Neymar, Paulinho dhe Robinho. /Express/