Milan është duke hasur në probleme në transferimin e një sulmuesi.
Gonzalo Higuain e ka bërë tashmë kërkesën për largimin nga Milani, pasi dëshiron të transferohet te Chelsea.
Skuadra është duke e kërkuar me nxitim një sulmues, ku tani e ka kthyer vëmendjen te Alexandre Paro, përcjell lajmi.net.
Sulmuesi brazilian e kërkon largimin nga Kina, ndërsa Milan e ka rikthyer interesimin për të.
Pato kërkon një kontratë tre vjeçare nga rosonerët, mirëpo këta të fundit i ofrojnë një vit me mundësi vazhdimi. /Lajmi.net/