ShowBiz

Bebe Rexha me “Meant to Be” renditet lartë në top listat amerikane (Foto)

Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line kanë thyer edhe një rekord tjetër me këngën e tyre të re.

Ajo ka filluar që të renditet shumë lartë në toplista në të gjithë Amerikën, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Bebe përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” në të cilën përshkruan gëzimin kur e ka parë rënditjen.

“Nuk mund ta besojë këtë m.., jam ende duke ëndërruar” është shprehur Bebe.

Ajo renditet si kënga e 23 më e dëgjuar dhe qëndron vetëm një pozitë në poshtë se Beyonce dhe një pozitë më lartë se Kesha./Indeksonline/

the authorE B