Këngëtarja shqiptare e tashmë shumë hiteve botërore Bebe Rexha , ka falënderuar fansat që kënga e saj e fundit “I Got You”, ka marrë mbi 100 milionë klikime në platformën digjitale të hiteve “Spotify”.
Spotify sjellë emrat më të njohur të skenës muzikore botërore dhe hite të shumta që nga ato më të vjetra deri tek hitet e tanishme, shkruan KosovaPress.Bebe Rexha në faqen zyrtare të saj në Instagram ka shkruar: “E pabesueshme. Unë i kam fansat më të mirë.
Faleminderit” Kënga “I Got You”, në Youtube tashmë ka mbi 98 milion klikime, vetëm pas dy muajsh publikimi. Bebe Rexha para një jave ka sjellë edhe bashkëpunimin e saj të ri me G-Eazy, të titulluar F.F.F (Fuck Fake Friends).
Edhe kjo këngë ka marrë vlerësime shumë pozitive dhe deri tani ka mbi 3 milion klikime në Youtube. Kënga është pjesë e albumit “All Your Fault” përderisa pritet që ajo të sjellë edhe shumë hite të tjera për të cilat është duke punuar.