Një ditë më parë këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj ka pasur ditë feste.
Kjo për faktin se Argjentina ka festuar ditëlindjen e saj, transmeton Gazeta Express.
Këngëtarja e njohur ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të.
Me këtë rast ajo ka postuar një fotografi tejet të ëmbël në profilin e saj në Instagram.
Me tortë në duar e së bashku me djalin e saj, kjo foto e Argjentinës është shumë e bukur.
Asaj nuk i kanë munguar as urimet e shumta nga fansat e saj.
“Oooo god sa foto embellll, ju dua”,
“Happy birthday to you”,
“Urime zemer, edhe 100 te tjera”,
“Shumë urime për ty. Edhe 100 tjera të lumtura @argjentinaramosaj”,
“U bëfsh 100 vjec zemer qofsh perhere e lumtur prane njerzve te tu me te dashur”,
“ Je e adhurushme ti dhe gjithe familja jote”,
“Urime”, ishin vetëm disa nga urimet që kishte marrë Argjentina.
Por urimi më i bukur është ai i motrës së saj Beatrixit.
Beatrix kishte postuar një fotografi në profilin e saj në Instastory ku edhe kishte bërë një urim special.
Ajo madje e kishte quajtur atë engjëll.
“Urime ditëlindjen për binjaken time @argjentinaramosaj. Të dua engjëll, qofsh e lumtur përgjithmonë! Mos ndrysho asnjëherë”, ishte ky urimi që kishte bërë Beatrix për motrën e saj./Gazeta Express/