Bayern Munich e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Kampioni gjerman po shkel çdo kundërshtar që po i del përpara. Viktima e radhës e skuadrës së Carlo Ancelottit, ishte skuadra ruse Rostov, të cilën Bayerni e mposhti me rezultat të thellë 5:0.
Me këtë fitore bavarezët kanë regjistruar suksesin e 13-të rresht në ‘Allianz Arena’, duke thyer rekordin e Manchester United, që e mbante nga viti 2008, transmeton KosovaPress.
Humbja e fundit e Bayernit në shtëpi ishte nga Real Madridi në vitin 2014, me rezultat 0:4 dhe si për ironi të fatit në atë kohë skuadrën madrilene e drejtonte Carlo Ancelotti.