Sport

Bayern të mërkurën kundër Realit pa të dëmtuarin Hummels

Në ndeshjen e parë të çerekfinales të mërkurën Bayern Mynih do të luajë kundër Real Madridit pa Mats Hummels.

Përfaqësuesi i kombëtares gjermane në futboll në stërvitjen e djeshme ka lënduar kyçin e këmbës dhe se sipas vlerësimeve të mjekëve të terrenit Hummels do të jetë i detyruar të mungojë të paktën shtatë ditë.

Edhe Reali në “Alianz Arena” do të vjen me mungesa.

Kampioni aktual evropian në Mynih do të udhëtoj pa lojtarin Pepe, i cili ka thyer brinjët në ndeshjen e barazimit të kampionatit kundër Atletico Madridit (1:1) dhe nuk do të luajë muajin e ardhshëm.

Poashtu edhe Raphael Varane nuk do të jetë në dispozicion të “klubit mbretëror”.Ndeshja Bayern – Real Madrid do të zhvillohet të mërkurën më 12 prill në stadiumin “Alianz Arena” në Mynih me fillim në ora 20:45.