Sport

Bayern Munich ndalet në shtëpi nga Wolfsburg-u

Kampionët e Bundesligës nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena” ndaj Wolfsburg-ut.

Bayerni e nisi mirë takimin duke avancuar me rezultat 2-0 në pjesën e parë, me golat e Robert Lewandowski (33′) dhe Arjen Robben (42′), shkruan KosovaPress.

Në pjesën e dytë, Wolfsburg u rikthye në lojë duke barazuar rezultatin në 2-2, pas golave të shënuar nga Maximilian Arnold (56′) dhe Daniel Didavi (83′).

Me këtë barazim, Bayern arrin në kuotën e 13 pikëve pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në Bundesligë, ndërsa për Wolfsburg, kjo ishte pika e gjashtë, në po aq ndeshje./KosovaPress/