Bayern Munich ka gjetur trajnerin e ri.
Mediat gjermane raportojnë se në përjashtim të ndonjë befasie, Thomas Tuchel do të emërohet pasardhës i Carlo Ancelottit në bankinën e kampionit të Bundesligës.
Ancelotti u shkarkua nga detyra pas humbjes nga Paris Saint-Germain me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve.
Kurse, ish trajneri i Borussia Dortmundit së shpejti pritet të emërohet në drejtim të gjigantit bavarez.