Sport

Bayern Munich – Juventusit: Ky është çmimi i Costas

50 milionë euro, ky është çmimi për gjitha klubet që duan shërbimet e brazilianit, Douglas Costa.
Juventusi është duke insistuar për anësorin e Bayern Munich, Douglas Costa, por kampionët e Gjermanisë dëshirojnë 50 milionë euro për lojtarin.

“Zonja e Vjetër” dëshiron t’i forcojë krahët për sezonin e ardhshëm, Angel Di Maria dhe Federico Bernardeschi gjithashtu lidhen me një kalim të mundshëm te finalisti i Ligës së Kampionëve.

Sky Italia raporton se kanë nisur bisedime për Costan, kampionët e Italisë janë duke biseduar me agjentin e brazilianit dhe klubin gjerman.

Bayern nuk dëshiron të dëgjojë për ndonjë ofertë nën 50 milionë euro, por Juventusi mbanë gjallë shpresat për një ulje të çmimit, kjo për shkak të marrëdhënieve të mira mes klubeve.

Në aspakëtin personal, Costa kërkon 7 milionë euro në sezon, kështu që “Zonja e Vjetër” është duke i bërë mirë llogaritë. /Express/