Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i ri i Bayern Munich, ka thënë se kampionit e Gjermanisë duhet ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon
Bayern Munich për herë të fundit Ligën e Kampionëve e ka fituar në sezonin 2012/2013, shkruan Express.
“Liga e Kampioneve është me të vërtetë objektivi që duhet të arrijmë”, ka thënë Salihamidzic për Goal.
“Real Madridi ka pasur një performancë të shkëlqyeshme në Ligën e Kampionëve në katër vitet e fundit, tri herë me radhë, kjo është për ne një gjë e madhe”, ka theksuar ai.
Salihamidzic ka thënë se Bayern e dëshiron edhe Bundesligë, por kërkon që të ketë një konkurrencë të fortë në Gjermani. /Express/