Skuadra bavareze ka bërë modifikime të vogla në logon e saj, ndërsa fotografitë e para me dizajnin e ri janë prezantuar në rrjetet shoqërore.
Bayern Munchen ka publikuar logon e re, por ju nuk do të mund të vëreni dallimet në shikim të parë.
Dizajnuesi i grafikës ka postuar një foto në Twitter me logon e re të klubit, duke shpjeguar modifikimet e vogla.
Daniel Nyari shpjegon se logoja e re ka ngjyrë të kaltër të mbylltë dhe ngjyrë të kuqe të ngrohtë, derisa shkronja M është më e shkurtër.
Bayern Munchen nuk është prononcuar zyrtarisht lidhur me logon e re, transmeton KosovaPress.