Bayern Munich përfundimisht ka hequr dorë nga sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez
Kiliani Alexis Sanchez ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2018 dhe ka refuzuar vazhdimin e saj.
Një nga skuadrat e interesuara për të ka qenë edhe Bayern Munich, por që tashmë përfundimisht ka hequr dorë, për shkak të çmimit të tij shumë të lartë.
“Të gjithë po flasin për ndërtimin e një skuadre të re dhe se si Bayern duhet të jetë skuadër e fortë. Dhe ne po e bëjmë pikërisht këtë, duke transferuar lojtarë nga 20 vjet në 22 vjet”, tha presidenti i Bayernit, Uli Hoeness.
“Por, ju nuk mund të ndërtoni një skuadër të re me lojtarë që 29 ose 30 vjet e që kushtojnë nga 100 milionë euro”, vazhdoi ai, duke aluduar në transferimin e Sanchezit.
Ai tha se skuadra ka besim në lojtarët e rinj dhe sezonin e ardhshëm ata do të luajnë më shumë.
Bayern tashmë ka transferuar katër lojtarë, Sule, Rudy, Gnabry dhe Tolisso. /Express/