Futbollistët e Bayernit janë drejt titullit të kampionit të Gjermanisë, ndërsa stacion ndalues ishte edhe në Këln ku nikoqiri u mposht me rezultat rutinor 3:0.
Dy golat e parë për ekipin e trajnerit Ancheloti i shënuan Havi Martinez dhe Huan Bernat, në minutat 25 dhe 48. Për të dy ata këta ishin golat e parë këtë sezon, ndërsa për Martinezin i pari pas datës 21 nëntor 2015.
Triumfin ekipit nga Munchen ia vulosi Ribery në minutën e fundit. Tash Bayern ka shtatë pikë më shumë se sa ndjekësi i parë Lajpcig.
Rezultatet e javës 23 të Bundesligës gjermane:
Të premten:
Augzburg – Lajpcig 2:2 (1:1)
(Stafilidis 19, Hintereger 60 – Verner 25, Komper 52)
Të shtunën:
Mainz – Wolfsburg 1:1 (1:1)
(Kordoba 24 – Gomez 20)
Borusia D. – Bayer L. 6:2 (2:0)
(Dembele 6, Obamejang 27, 69, Pulishiq 77, Shirle 85 pen., Gereiro 90+2 – Foland 48, Vendel 74)
Keln – Bayern 0:3 (0:1)
(Martinez 25, Bernat 48, Ribery 90)
Hofenhajm – Ingloshtat 5:2 (1:1)
(Rudi 17, Salai 62, 79, Kramariq 77, Hubner 88 – Koen 38, Zule 60 autogol)
Verder – Darmshtat 2:0 (0:0)
(Kruze 75 pen., 90+2)
18.30 Borusia M. – Schalke
Të dielën:
15.30 Eintracht – Freiburg
17.30 Hamburger – Herta