ShowBiz

Bateristja e Beyonce e akuzon këngëtaren për magji të zezë

Kimberly Thompson është ish bateristja e stafit të Beyonce e cila sapo është tërhequr nga detyra e saj.

Ajo ka kërkuar një mandat mbrojtjeje nga këngëtarja e famshme pasi pretendon se kjo e fundit i ka bërë magji, madje ka vrarë edhe kotelen e saj.

Thompson ka qenë pjesë e orkestrës së Beyonce për 7 vite dhe në një intervistë të dhënë për “The Blast” ajo bëri disa deklarata vërtetë të çuditshme.

Sipas Kimberly, 37-vjeçarja ushtron magjinë e zezë e gjithashtu ka përgjuar celularin e saj për të zbuluar çdo gjë rreth jetës së saj private por edhe për t’i kontrolluar financat.

Gjyqtari ka hedhur poshtë kërkesën për një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje, ndërsa Beyoince nuk ka bërë asnjë koment lidhur me pretendimet e ish-të punësuarës së saj.

the authorE B