FC Prishtina sonte do të ketë natën më të madhe në histori të saj, asi do të nis rrugëtimin në garat evropiane
Skuadra më e madhe kosovare, FC Prishtina sonte do të takohet me kampionin e Suedisë, Norrkoping në kuadër të kualifikimeve për Europa League.
Kjo do të jetë ndeshja më e madhe në histori të kësaj skuadre, pasi pritjes së gjatë për të qenë të barabartë me skuadrat tjera evropiane i ka ardhur fundit.
Por, ajo në ndeshjen e sontme është autsajder, pasi bastoret favorizojnë bindshëm skuadrën suedeze.
Fitorja e Norrkopingut nga bastoret sillet nga 1.08 deri në 1.14 euro, barazimi nga 7.0 në 9.0 euro, ndërsa fitoja e Prishtinës nga 13 në 21 euro.
Ndehja ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nga ora 20:00 dhe transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës. /Express/