Sport

Basketboll, shtyhen ndeshjet e Superligës

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se dy ndeshjet e Superligës, Peja-Feronikeli dhe Ponte Prizren-Lipjan, do të zhvillon të enjten.

Dy ndeshjet duheshin të zhvilloheshin sot, mirëpo janë shtyrë për nesër.

Vendimi vjen pasi presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të mërkurën e ka shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen të enjten në ora 19:00, në kuadër të javës së 13-të.

the authorGazetaKNN