Reperi i njohur Mozzik këto ditë ishte në qendër të vëmendjes nga mediet rozë.
Reperi i njohur Mozzik këto ditë ishte në qendër të vëmendjes nga mediet rozë.
E arsyeja për këtë ishte pasi që ai dhe e dashura e tij Loredana Zefi u përfolën për ndarje, transmeton Gazeta Express.
Mozzik dhe Loredana kishin hedhur dyshime pasi që kishin fshirë fotografitë me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Pas kësaj ata madje kishin larguar edhe ‘followin’ në Instagram.
Por si duket ‘ndarja’ e tyre nuk zgjati shumë.
Dyshja kanë rregulluar përsëri raportet. Madje vëllai i Loredanës, Sandro Zefi ishte së fundmi live në Instagram ku edhe ka treguar se dyshja janë së bashku.
Një dëshmi për këtë është se Mozzik e Loredana përsëri kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram./Gazeta Express/