Klubi kosovar i basketbollit Bashkimi, ka pësuar humbjen e tretë në Ligën Ballkanike.
Skuadra nga Prizreni është mposhtur sonte në Bullgari nga klubi Beroe me rezultat 72:63.
Gjatë tërë takimit bullgarët ishin dukshëm më të mirë se basketbollistët prizrenas, me çka edhe e siguruan fitoren pa shumë vështirësi.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës Ballkanike, njofton KosovaPress.