ShowBiz

Bashkëshorti i Adelinës poston një fotografi të djalit (Foto)

Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli dhe bashkëshorti i saj Vali ka kohë që janë bërë prindër për herë të parë.

Ata djalin e tyre e kishin pagëzuar me një emër shumë të veçantë Uliks, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani edhe Adelina edhe Vali janë kujdesur të mbajnë privatësi të djalit të tyre.

Pak minuta më parë Vali në profilin e tij në Facebook ka postuar një fotografi të djalit, por duke mos ia shfaqur fytyrën.

Në këtë fotografi shihet vetëm dora e Uliksit.

“WTF…?”, kishte shkruar Vali i cili ka lënë edhe një emoji duke qeshur për gjestin me dorë që ka bërë Uliksi.

the authorE B