Aktuale

Basha tregon se cilët trafikantë duhet t’i arrestojë Rama

Pas deklaratave të fundit të kryeministrit për aksionin kundër hashashit. Ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai përmes një statusi në facebook ka ironizuar këtë aksion të Ramës.

Në postim Basha numëron emrat që duhet të arrestojë Rama si kokat e trafikut të drogës në vend, nga ish ministri Saimir Tahiri, tek eskobari Klement Balili dhe vëllai i ish ministret Xhafa.

Por, sipas tij me këta Rama është i lidhur dhe shqiptarët do te zhgënjehen, pasi operacioni do marrë fund vetëm me kapjen e ca fshatarëve të varfër.

Postimi i Bashës:

Me seriozitetin tragjiko-komik që e ka pushtuar, Edi Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike: luftën heroike kundër kanabisit dhe grupeve kriminale të lidhura me drogën. Por, tashmë, dihet se herozimi i vetëm i Ramës është të arrestojë keqbërësit e vegjël, ata që nuk janë aq të mëdhenj sa të kenë lidhje me pushtetin.

Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij, si kurrë ndonjëhere. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen.

Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave.

the authorE B