Aktuale

Basha sulmon Metën: Është bërë si bishë sepse s’do ta ketë më dorën në bakllava

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka konsideruar si shushunja PS-në, LSI-në dhe PDIU-në, duke i bërë thirrje qytetarëve të mos u japin asnjë votë këtyre partive.

Gjatë një takimi elektoral në Peshkopi, Basha sulmoi edhe Ilir Metën.

“Basti është do vazhdoni edhe 4 vjet me këtë shoumen, me këtë njeriun e shfaqjes, me tuta dhe batuta ndërkohë që ka futur duart e tij të gjata, të Ilir Beqjas dhe të Ilir Metës në xhepat tuaj. Këtë do vazhdoni, do i besoni Ilir Beqajs, do i besoni këtyre partive që kanë një qëllim, të zhvasin shqiptarët të jenë pjesë e tepsisë, se platformë nuk kanë as LSI, as PDIU. Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare. Por mesa shoh dorën në bakllava nuk ka për ta pasur kurrë më, por edhe këta të sheqerpares kanë ndërmend t’ia heqin dorën. Edhe këta të PDIU që janë futur me kokë në qypin e turishive, më mirë hidhini në Drin votat sesa tja jepni këtyre, më mirë në Drin të Zi sesa këtyre’, tha Basha.

the authorE B