Është kthyer në një debat “Facebook-u” replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.
Vetëm pak minuta pasi kryeministri Rama lajmëroi se nuk do të ketë asnjë biznes që do të paguajë TVSH, lideri i opozitës Basha i është përgjigjur po në Facebook.
Bashkangjitur me një foto ku shkruan se “kthehem kur të iki Rama”, Basha shkruan Rama ka pasuruar fillimisht klientët e tij e tani po kërcënon biznesnin e vogël.
Postimi në Facebook
“Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit.
Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit.
Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij”, shkruan Basha, teksa ka publikuar edhe foton me lart e cila ka qarkulluar ne rrjetet sociale.
Ndersa Rama tha me heret: Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT.
Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm.
Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit
Biznesi i Vogël do të vijojë të ketë ZERO Tatim Fitimi, por do të duhet të marrë çdo mall me faturë dhe të shesë çdo mall me kupon✍️ Askush nuk mund të hajë më pas shpine as konsumatorin, as shtetin; gjithkush atë që meriton, gjithkujt atë që i takon