Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës Bardhyl Meta ka shkruar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, transmeton Gazeta Blic.
Meta ka shkruar se ka dështuar dhe është keqpërdorur e gjithë hallka e zinxhirit komandues, nga presidenti Thaçi e deri tek policia e Kosovës.
Ai ka sqaruar se LDK dhe qytetarët e Kosovës s’mund të lejojnë që shteti i Kosovës dhe institucionet e saj, përfshirë edhe Agjencionin Kosovar të Inteligjencës e Policinë e Kosovës – të komandohen nga Turqia, apo kushdo qoftë tjetër. Andaj ka propozuar që të mblidhen në një takim të gjitha partitë politike dhe të bisedohet për datën e zgjedhjeve.
Për më shumë, shkrimi i plotë i tij:
Ka dështuar dhe është keqpërdorur e gjithë hallka e zgjirit komandues: Nga Presidenti, Kryeministri, Ministri Drejtësisë dhe Ministri i Punëve të Mbrendshme, tutje tek Drejtori i AKI-së dhe vet AKI-ja,Drejtori i Policisë dhe vet Policia e Kosovës!
– LDK dhe qytetarët e Kosovës s’mund të lejojmë që shteti i Kosovës dhe institucionet e saj, përfshirë edhe Agjencionin Kosovar të Intelegjencies e Policinë e Kosovës – të komandohen nga Turqia, apo kushdo qoftë tjetër. Kjo ngjarje, është skandaloze për shtetin e Pavarur të Kosovës dhe orientimin e saj Euro-Atlantik.
– LDK, si forca e parë politike në vend, duhet të thërras urgjentishtë tryezën politike të takimeve – të ulemi të gjithë bashkë dhe të dakordohemi me partitë tjera, për datën e zgjedhjeve.
Rrugë tjetër nuk ka!