Barcelona ka nisur operacionin për transferimin e Antoine Griezmannit nga Atletico Madrid
Antoine Griezmann në fund të këtij sezoni mund të largohet nga skuadra e Atletico Madridit.
Ylli francez nuk po kalon momente të mira te “Los Colchoneros” këtë sezon, ku ka harruar se si shënohet goli.
E përditshmja sportive katalonase, Mundo Deportivo, ka zbuluar se Barcelona ka nisur operacionin për transferimin e Griezmannit nga Atletico Madrid.
Griezmann në fund të këtij sezoni mund të blihet për 100 milionë euro, shumë e cila mund të përballohet nga Barcelona.
Por, përveç Barcelonës, Griezmann kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Manchester United. /Express/