Nelson Semedo, mbrojtësi i Benficas, është në planet e Barcelonës
Drejtuesit e Barcelonës po mundohen që të bëjnë çmos për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin.
Por, nëse gjiganti nga La Liga nuk arrin që ta rikthejnë në Camp Nou reprezentuesin e Spanjës, atëherë pritet ta transferojnë mbrojtësin e Benficas, Nelson Semedo, shkruan gazeta portugez, O Jogo.
Por, Barcelona nuk mund të pres edhe shumë pasi për Semedon interesim ka shfaqur edhe Manchester United, përcjell Express.
Semedo, i cili është me Portugalinë në Kupën e Konfederatave, mund t’i kushtoj Barcelonës rreth 35 milionë euro. /Express/