Sport

Barcelona synon ta rikthej Alcantara në Camp Nou

Krerët e Barcelonës janë duke e shqyrtuar mundësinë që ta rikthej në Camp Nou mesfushorin e Bayern Munich, Thiago Alcantara.
Spanjolli tri vjet më parë iu bashkua Bavarezëve në kohën kur gjiganti gjerman drejtohej nga Pep Guardiola. Mediat spanjolle shkruajnë se ‘Blaugranat’ janë të interesuar që ta rikthejnë në ‘shtëpi’ spanjollin këtë verë, i cili do të bashkohej me vëllain e vogël, Rafinha. Thiago me Bayern Munich ka kontratë deri në vitin 2019 më një pagë mbi tetë milionë euro në sezone. /KosovaPress/