Ndeshja e parë e Supërkupës së Spanjës do të luhet me 14 gusht në ‘Sánchez Pizjuán’ derisa ajo e kthimit me 17 gusht në ‘Camp Nou’.
Federata e Futbollit të Spanjës ka bërë të ditur datat e ndeshjeve për Superkupën e Spanjës, ku Barcelona e Sevilla do të kërkojnë titullin e parë për sezonin e ri.
Ndeshja e parë për Superkupën e Spanjës do të zhvillohet me 14 gusht në ‘Sanchez Pizjuan’ derisa ajo e kthimit do të zhvillohet me 17 gusht në ‘Camp Nou’.
Kujtojmë se më nëntë gusht, Sevilla do të luajë për një tjetër trofe, atë të Superkupës së Evropës ndaj Real Madridit, që zhvillohet me nëntë gusht. /Express/





















