Lionel Messi dhe Havier Mascherano rrezikojnë të mos luajnë për Barcelonën kundër një kundërshtari të fortë si Sevilla në muajin nëntor.
Nëse Argjentina nuk arrin ta zë njërin prej katër vendeve në tabelë për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës Rusia 2018, Lionel Messi, mund të humbasë takimin e Barcelonës kundër Sevillas në nëntor.
Vendi i pestë në Amerikën e Jugut duhet të luajë në play-off dhe kjo ndeshje nga FIFA është caktuar për të hënën më 6 nëntor.
Prandaj, asnjë prej lojtarëve të thirrur nga skuadra e Amerikës së Jugut nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet e La Liga të javës së 11 pasi ato zhvillohen një ditë më herët.
Në mesin e yjeve që rrezikojnë mungesën janë edhe Messi, Luis Suarez dhe Javier Mascherano.
Rregullorja thekson se lojtarët duhet të thirren për ekipin e tyre kombëtar katër ditë para ndeshjes, ndërsa Uruguai, Kolumbia, Peru, Argjentina, Kili dhe Paraguai janë gjashtë skuadrat që mund të përfundojnë në pozitën e pestë.
Nuk janë vetëm lojtarët e Barcelonës që rrezikojnë pasi që disa skuadra mund tëmbesin pa yje varësisht se kush përfundon në vendin e pestë.
Barcelona-Sevilla: Messi, Mascherano, Mercado, Banega, Correa, Pareja, Pizarro (Argjentina); Luis Suarez (Uruguai) dhe Muriel (Kolumbia).