Sport

Barcelona-Real Madrid, kjo nuk pritej

Barcelona po kalon momentin më të vështirë për këtë sezon, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Realin, që vijon të thyejë rekordet e katalanasve.

Pasi barazoi rekordin e Barcelonës, me 40 ndeshje rresht pa humbje, tashmë skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidane është pranë barazimit të rekordit tjetër të Barcelonës, që ka shënuar në 44 ndeshje rresht, rekord i vendosur 63 vite më parë.Reali ka shënuar në 42 ndeshje rresht, një rekord i ri i klubit, duke thyer rekordin prej 41 ndeshjesh vendosur nga Reali i Jose Mourinhos në sezonin 2011/2012.

Sfidat e radhës do të jenë shumë të vështira ndaj Valencias dhe Villareali.