Neymari nuk do të largohet nga “Camp Nou”, kështu thotë Fernandez.
Sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, nuk pret që Neymar ta lërë klubin dhe insiston që nuk ka pasur oferta për brazilianin, përcjell Gazeta Express.
Neymar nënshkroi kontratën e re pesë vjeçare në qershor të vitit të kaluar duke i vendosur klauzolë prej 200 milionë euro, e cila në vitin 2018 do të shkojë në 222 milionë euro, kurse në verën e vitit 2019 250 milionë.
25 vjeçari ka kohë që lidhet me një largim nga Camp Nou, Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint Germain ka kohë që monitorojnë lojtarin.
Kur u pyet se a mund të largohet Neymar nga Barcelona, Fernandez u përgjigj: “Nuk mendoj se kjo do të ndodhë”.
“Nuk është qëllimi jonë t’i humbim lojtarët, lojtarët e mirë. Do të tentojmë të përmirësojmë skuadrën që kemi”, shtoi ai.
“Nuk kemi pranuar asnjë ofertë për ndonjë lojtar të skuadrës sonë. /Gazeta Express