Sport

Barcelona publikon listën ndaj Interit, a do të luajë Messi?

Barcelona ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kthyese ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
Ernesto Valverde ka publikuar listën e lojtarëve të Barcelonës, që do të përballen javën e ardhshme ndaj Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lajm fantastik për katalonasit, është rikthimi i Leo Messit nga lëndimi, e që do të jetë natyrisht një motiv shtesë për ta, përcjell “lajmi.net”.

Lista e Barcelonës ndaj Interit: Ter Stegen, Semedo, Pique, Rakitic, Sergio Busquets, Denis Suarez, Coutinho, Arthur, Suarez, Messi, O Dembele, Rafinha, Cillessen, Malcom, Lenglet, Jordi Alba, Munir, Sergi Roberto, Vidal, Alena, Inaki Pena, Chumi.

Kujtojmë se katalonasit e kanë fituar përballjen e parë në fazën e grupeve me rezultat, 2:0. /Lajmi.net/