Barcelona pritet ta prezantoj Philippe Coutinhon para trofeut ‘Joan Gamper’, i cili mbahet me 7 gusht
Transferimi i Neymarit nga Barcelona në Paris Saint-Germain është çështje kohe. Kurse, Barcelona, tashmë ka gjetur pasardhësin e brazilianit.
Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, Barcelona pritet ta prezantoj Philippe Coutinhon para trofeut ‘Joan Gamper’, i cili mbahet me 7 gusht, përcjell Express.
Drejtuesit e Barcelonës tashmë ndodhen në Angli për të arritur një marrëveshje me Liverpoolit për transferimin e Philippe Coutinhos.
Barcelona i ka ofruar Liverpoolit 70 milionë euro për Coutinho (plus 10 milionë euro bonuese). Por, ekipi nga Premierliga për ish anëtarin e Interit ka kërkuar së paku 100 milionë euro. /Express/